Betohet Përparim Rama, merr mandatin si kryetar

Betohet Përparim Rama, merr mandatin si kryetar

Përparim Rama është betuar për mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Prishtinës.

Ai fillimisht uroi asamblistët pas betimit të tyre.

“Kënaqësi e veçantë të jem këtu. Urime edhe për ju, anëtarë të Kuvendit të Kryeqytetit. Bazuar në Nenit 57 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me rastin e zgjedhjes sime si kryetar i Komunës, bëj betimin solemn para jush”.

“Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës me nder dhe besnikëri, në mënyrë të paanshme, me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Faleminderit”, tha Rama.

Në seancën inauguruese, Rama u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Kristale Rama.

Related Articles