Biden dhe Putin diskutojnë për Ukrainën

Biden dhe Putin diskutojnë për Ukrainën

Për herë të dytë brenda një muaji, presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të diskutojnë rreth Ukrainës në një telefonatë.

Sipas një zyrtari nga Shtëpia e Bardhë, ata do të flasin rreth sigurisë së vendeve dhe situatën në Evropë.

Rusia, e cila ka ngritur kampe me forca ushtarake në kufirin me Ukrainën, mohon planifikimin për të pushtuar vendin.

Qeveria atje thotë se, trupat e saj janë për stërvitje dhe se ka të drejtë të lëvizë lirisht trupat e saj në tokën e saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsultuar me krerët evropianë përpara thirrjes për të bashkërenduar një përgjigje të përbashkët.

Nga ana tjetër zyrtarët ukrainas të sigurisë thonë se më shumë se 100 mijë trupa ruse janë dërguar pranë kufirit të tyre të përbashkët.

SHBA-të e kanë kërcënuar Putinin me sanksione “të tilla që ai nuk ka parë ndonjëherë” nëse Ukraina vihet nën sulm.

Biden do t’i ofrojë homologut të tij rus një “rrugë diplomatike”, por mbetet “shumë i shqetësuar” nga grumbullimi i trupave ruse në kufi.

Telefonata e parë

Në fillim të muajit, Biden ka paralajmëruar homologun e tij rus, Vladimir Putin, kundër çdo “përshkallëzimi ushtarak” në lidhje me Ukrainën.

“Përshëndetje, zoti President”, tha Putin në një video të shkurtër të publikuar nga Kremlini zyrtar pas  takimit virtual mes dy liderëve, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se, zgjati pak më shumë se dy orë.

Sipas Biden-it, ishte një shenjë e mirë bisedimi në Putin, por ai shpresonte se takimi i tyre i ardhshëm të ishte fizikisht.

Në një deklaratë pas telefonatës, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan i “ka shprehur shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e forcave të Rusisë rreth Ukrainës” dhe bëri të qartë se ata “do të përgjigjeshin me masa të forta ekonomike nëse kjo vijon”.

Sipas Ukraninës zyrtare 94 mijë trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufirit me Rusinë.

Biden tha përpara samitit se ai ishte i përgatitur të paralajmëronte Putin-in për “masa ekonomike me ndikim të madh” nëse Moska vendos të pushtojë Ukrainën.

Ai i ka kërkuar presidentit rus të zgjedhë një rrugë diplomatike.

Kriza në Ukrainë

Kriza e Ukrainës është një luftë për pushtet midis franksioneve brenda saj. Njëri prej franksioneve dëshiron të rreshtohet me Bashkimin Evropian dhe tjetri me Rusinë.Si një nga shtetet themeluese të Bashkimit Sovjetik, Ukraina ka qenë një kontribues i rëndësishëm në ekonominë e Bashkimit Sovjetik midis viteve 1920–1991.

Në mars të vitit 2014, kriza aktuale shpërtheu kur forcat speciale ruse pushtuan gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Rusia pretendoi se po mbronte hyrjen e saj në portit e Detit të Zi.

Ukraina kishte planifikuar të zhvillonte rezervat e gazit natyror të Krimesë në dy vite në një partneritet me kompanitë amerikane.

Nëse do ta kishte arritur këtë, Rusia do të kishte humbur një nga klientët e saj më të mëdhenj.

Midis 2014–2018, një konflikt ushtarak midis ushtarëve ukrainas dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia vazhdoi në Ukrainën lindore. Më shumë se 10 mijë njerëz u vranë.

Kritikët në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thanë se sulmi i Rusisë ishte një shkelje sipas ligjit ndërkombëtar.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) rriti praninë e saj ushtarake në zonë.

Shpjegimi i konfliktit

Sulmi i Putin-it iu përgjigj përmbysjes së aleatit të tij Viktor Janukoviç me 23 shkurt 2014. Fraksioni pro-Perëndimor i Parlamentit të Ukrainës mori qeverinë.

Kriza ndodhi sepse Yanukoviç keqmenaxhoi buxhetin dhe e detyroi Ukrainën të kërkonte ndihmë financiare.

Ai i bëri thirrje BE-së, pastaj Rusisë, duke shkaktuar kështu trazira politike. Ata që donin të ishin më pranë BE-së kundërshtuan kur ndihmën nga Rusia.

Greva ushtarake e Rusisë mbështeti kthimin e Janukoviç në Kiev dhe lidhjet më të ngushta me të.

Në prill të 2014-ës, Rusia mbështeti rebelët lokalë të cilët morën bashkitë e qytetit dhe stacionet e policisë në të gjithë Ukrainën lindore.

Ukraina lindore ishte shtëpia e rusëve etnikë të cilët nuk dëshironin të ishin pjesë e BE-së. Ata u zhvendosën atje nga Joseph Stalin, i cili synonte të forconte qëndrimin e Republikës Sovjetike në zonë.

Më parë atë muaj, NATO zbuloi foto satelitore që tregojnë pushtimin e Rusisë në kufirin lindor të Ukrainës.

Një takim urgjent i BE-së shtoi sanksione të mëtejshme mbi sektorët e naftës dhe bankave të Rusisë.

Kjo ndodhi menjëherë pasi Rusia dërgoi një autokolonë kamionësh mbi kufirin./Gazeta “Enigma”/

Related Articles