Biden i bën të ditura sanksionet ndaj Rusisë

Biden i bën të ditura sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka rënë dakord me liderët e G7-ës lidhur me sanksionet që vendosen ndaj shtetit të Rusisë, pasi Putin sulmoi Ukrainën.

Biden deklaroi se sot ka folur me udhëheqësit e G7-ës dhe se kanë rënë plotësisht dakord për pikat e mëposhtme:

“Do ta kufizojmë aftësinë e Rusisë për të qenë pjesë e ekonomisë globale. Do ta pengojmë aftësinë e tyre për të financuar dhe rritur ushtrinë e Rusisë. Do ta dëmtojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në një ekonomi të shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë”, shkroi Biden. /Gazeta Enigma/.

Related Articles