Biden i shkruan letër Vuçiqit: Normalizo raportet me Kosovën

Biden i shkruan letër Vuçiqit: Normalizo raportet me Kosovën

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i ka dërguar letër urimi atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rizgjedhjen në postin e të parit të shtetit serb.

Biden, mes tjerash, i shkruan Vuçiqit se zgjedhjet tashmë kanë kaluar dhe e inkurajon atë që të bëjë hapa drejt promovimit të paqes e stabilitetit në rajon.

“Këtu përfshihen ndërmarrja e hapave proaktivë, përfshirë kompromisin kur kjo kërkohet me qellim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar presidenti amerikan në këtë letër urimi.

Biden po ashtu shkruan për raportet Beograd-Uashington, derisa e përgëzon Serbinë për votimin në OKB të rezolutës që dënon sulmin e Rusisë mbi Ukrainën.

Aleksandar Vuçiq është rizgjedhur president i Serbisë më 3 prill, derisa betimin zyrtar në këtë post do ta bëjë më 31 maj.

Related Articles