Biden me sanksione të reja ndaj Rusisë

Biden me sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, këtë të enjte ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke synuar sektorin e teknologjisë ruse.

Sanksionet e reja zbatohen për operatorët në sektorin e teknologjisë.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se ka vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve.

Sanksionet përfshijnë Mikron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh të çipave në Rusi.

“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe atë të elektronikës. Lëvizja e re e Biden i lejon Washingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë personave ose subjekteve të lidhura me ata sektorë”, u tha në njoftim./Gazeta Enigma/

Related Articles