Allegri: Kisha firmosur për Real Madridin, pastaj zgjodha Juventusin

Allegri: Kisha firmosur për Real Madridin, pastaj zgjodha Juventusin

Massimiliano Allegri u kthye te Juventusi në verën e vitit 2021 duke zën vendin e të larguarit Andrea Pirlo.

54 – vjeçari u largua nga Juventusi në verën e vitit 2019 duke pushuar për dy vite.

Italiani ishte i lidhur për një kalim të mundshëm në Real Madrid, madje raportohej se ai kishte marrëveshje me klubin spanjoll.

Allegri e ka konfirmuar për revistën GQ se kishte nënshkruar një marreveshje me Realin, por e kishte refuzuar klubin spanjoll pasi do t’i bashkohej Juventusit.

“Unë kisha nënshkruar tashmë një marrëveshje me Real Madridin. Më pas në mëngjes telefonova presidentin dhe i thashë se nuk do të shkoja sepse kisha zgjedhur Juventusin. Më falënderoi”.

Ai ka thënë se nuk është penduar që ka refuzuar Realin për Juventusin.

“Nëse kam patur dyshime? Jo, që kur më thirri Juventusi në maj nuk kam pasur asnjë dyshim.

Related Articles