Presidenti amerikan në ikje, Joe Biden, ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën.
Të paktën kështu ka njoftuar një zyrtarë amerikan për Reuters.
Ky është një hap që mund të ndihmojë në ngadalësimin e përparimeve ruse në lindje të saj, veçanërisht kur përdoret së bashku me municione të tjera nga Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina të përdorë minat në territorin e saj, megjithëse është zotuar të mos i përdorë ato në zonat e populluara me civilët e saj, tha tutje zyrtari. /Gazeta Enigma
Biden merr vendim, miraton ofrimin e minave tokësore për Ukrainën
