Bie aksidentalisht nga ballkoni, vdes 13-vjeçari nga Elbasani

Bie aksidentalisht nga ballkoni, vdes 13-vjeçari nga Elbasani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Elbasan.

Një fëmijë i moshës 13-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së tij.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Emin Matraxhiu”, rreth orës 05:15.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë”, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles