Bie çmimi i naftës në Kosovë, më i ulëti në rajon

Bie çmimi i naftës në Kosovë, më i ulëti në rajon

Pas rritjes së çmimeve të shumë produkteve në të gjithë botën, çmimi i naftës në Kosovë po bie, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës paralajmëron zbritjen e çmimit të naftës në vend

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të naftës në Kosovë.

Berjani në një përgjigje për ‘Enigmën’, ka thënë se rënia veçse ka filluar por e njëjta do të vërehet nga java e ardhshme, i cili ka theksuar se deri në fundin e vitit çmimet do të jenë si më parë.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani

“OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por tek vërehet qysh tash një rënie e lehtë. Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë ashtu siç ka qenë në muajin shtator diku 1.15 eventualisht 1.16 euro për litër”, ka deklaruar ai

Njëherit, ai ka thënë se aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 1.16 dizelli dhe 1.18 benzina.

Berjani: Krahasuar me çmimet në regjion, Kosova i ka çmimet më të lira

“Në Shqipëri një litër dizel sillet 1.44 euro kurse benzina 1.45. Ndërkaq Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë më shtrenjtë, përveç Maqedonia e Veriut që i ka taksat për dizel 44 centë më të ultë kurse benzinën e ka sikurse ne”, ka thënë ai.

“Sa i përket shportës së qytetarëve, kanë thënë më herët se shkaku i derivateve janë rritur, na është imponuar edhe rritja. Kjo nuk është e vërtetë. Mendoj se marketet e mëdha janë duke abuzuar me produktet ushqimore”.

“Rasti konkret në vitin 2020 e kemi pasur çmimin e naftës 75 centë kurse 80 dizeli”, ka thënë Berjani.

Ndër të tjera, Berjani ka theksuar se në vitin 2019 ka qenë çmimi më i lartë.

Por, sipas tij kjo gjendje ka zgjatur vetëm një javë, marketet nuk i zbritën çmimet edhe pse çmimi i derivateve ishte ulur edhe në atë kohë.

“Për dhjetë vitet e fundit, çmimi më të lartë nuk kemi pasur. Çmimi më i lartë ka qenë edhe në kohën e ish-kryeministrit Haradinaj, ka qenë 1.28 euro dizeli, por kjo ishte e imponuar nga Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese (OPEC), ka përfunduar Berjani.

Ndryshe, rritja e çmimeve të naftës në botë dhe në nivel vendi filluan nga korriku i këtij viti./Gazeta Enigma/

Related Articles