Bie në 26 numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë

Bie në 26 numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 26 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj kohe janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.150.

Në total numri i rasteve aktive është 632.



Related Articles