Një 35-vjeçar dyshohet ka humbur jetën, pasi sot në orët e pasitës ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese në Ferizaj.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj.
“Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’, një person ka rënë në tokë nga kati i tetë i një ndërtese. Personi, mashkull, i moshës rreth 35 vjecar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi në policinë e Ferizajit, Kanun Veseli.
Veseli tha se policia po e heton rastin./Gazeta Enigma/