Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në Gjilan, në rrugën “Avdullah Presheva”, e njohur si tek ‘Xhamia e Medresesë’.
Një person 22-vjeçarë ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Gjilan.
Për ‘Radio Star’, këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani, ku ka treguar se një person i moshës 22 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Policia e Kosovës këtë rast e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.
Mësohet se në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë relevante dhe ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.