Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 396 raste aktive me COVID – 19, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, nga ku kanë theksuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,102 persona
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. / Gazeta Enigma.