Bien kërkesat për vaksinim, çka po i shtynë qytetarët të mos vaksinohen?

Bien kërkesat për vaksinim, çka po i shtynë qytetarët të mos vaksinohen?

Ka disa ditë që në vendin tonë kemi ulje të rasteve me COVID, por në të njejtën kohë kemi edhe ulje të të interesuarve për t’u vaksinuar kundër COVID-it, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Nga ekspertët shëndetësor numri shumë i vogël i të interesuarve që të vaksinohen kundër koronavirusit po cilësohet si shumë shqetësues.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën ‘Enigma’ Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se interesimi për vaksinim ka rënë pas qetësimit të situatës me COVID-19 dhe rënies së numrit të viktimave.

“Te çdo kategori ka persona që hezitojnë të vaksinohen, por për fat të mirë, numri i atyre që kanë treguar interesim për vaksinim është më i madh dhe tashmë popullata është vaksinuar në shkallë relativisht të mirë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vaksinimi gjatë vikendeve është ndëprerë tani e disa ditë për shkak të rënies së interesimit për vaksinim.

Kosova, gjatë javës së kaluar (nga 18-24 tetor) ka regjistruar 95 raste dhe një viktimë me koronavirus, kurse vlerësohet se deri më tani në Kosovë është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka theksuar se shifrat e të vaksinuarve në këto javët e fundit janë shumë shqaetësuese.

“Një ramje e tillë kaq e madhe e interesimit për t’u vaksinuar është për t’u shqetësuar, duke pasur parasysh që virusi ende është në mesin tonë”, ka thënë Ramadani.

Njëherit, ai ka shtuar se “Kjo rënje është momentale, pak ka ndikuar edhe fushata zgjedhore, ku vëmendja e qytetarëve ka marr kahje krejt tjetër”.

Rastet pozitive nga COVID-i kanë ndikuar dukshëm në mosvaksinimin e qytetarëve

“Rastet me infeksione ditëve të fundit kanë ndikuar dukshëm në mosvaksinimin e qytetarëve, ku një pjesë e madhe e popullatës nuk janë vaksinuar me mendimin se ka kaluar pandemia COVID-19”, ka theksuar Ramadani.

Tutje Ramadani ka thënë se “Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, që të vetdijësohemi dhe të vaksinohemi, duhet të bëhet thirrje me mjete mediatike, me promovime të ndryshme dhe me ekipe mobile”.

COVID-i është ende prezent në vendin tonë dhe në botë

 “Vendi ynë ka pak të vaksinuar, që në përqindje i bie të jetë më pak se 40%, përafërsisht dikun 700 mijë qytetarë janë të vaksinuar me te dyja dozat, ka deklaruar ai.

Ramadani thekson se vazhdon të ketë ngecje në vaksinim duhet të marrim masa tjera deri në kohën kur të arrihet përqindja në masë deri në 70%.

“Duhet shtuar gjdo masë që të arrijmë një vaksinim në masë deri në 70% e mbi të”, ka thënë ai.

Si do të ndikoj fushata zgjedhore në përhapjen e COVID- it

“Masat që janë në fuqi edhe pse pak më të lehtësuara se në ditët e më parshme duhet respktuar në mënyrë rigoroze, sepse tashmë prap do të ketë tubime elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve në vendin tonë”, thekson Ramadani.

Njëherit, ai ka shtuar se “Kjo mund të ndikoj keq dhe të rritet numri i të infektuarve me koronavirusin, nuk guxojmë të ndalemi si shoqëri dhe as si institucione përkatëse shëndetësore, duhet të jemi të kujdesshëm dhe sa më pare të vaksinohemi, ndryshe gjendja shëndetësore dhe jeta e qytetarëve mund të jetë e rrezikuar”.

Ramadani bënë thirrje për të gjithë qytetarët që ta kryejnë sa më parë obligimin e tyre dhe të vaksinohen, që mos të përballemi edhe me variante tjera.

“Çdo qytetarë të vaksinohet ashtu siç është e planifikuar me Programin Kombëtar dhe të jemi të gatshëm të mbrohemi në luftën kundër Delta COVID-19 dhe llojeve tjera të koronavirusit”, ka përfunduar Ramadani.

Mirëpo nga e premtja qytetarët e Prishtinës kanë filluar të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti” ku është vendosur tenda për vaksinim duke filluar nga ora 10:00 deri në 17:30.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka deklaruar për Gazetën ‘Enigma’ se kjo po bëhet me qëllimin që të jenë afër personave që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Nëse i referohemi statistikave të fundit ditore dhe fluksin e madh të ma hershëm në krahasim me tani nuk do të thotë që ka ra interesimi i qytetarëve, ne jemi duke punuar që të arrijm vaksinimin sa më të madh të qytetarëve qoftë me dozën e parë por edhe me at të dytën”, ka shtuar tutje Bardhi./Gazeta Enigma/

Related Articles