Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, është dëshmitari i 75 i ZPS-së në çështjen kundër katërshes së UÇK-së.
Ndryshe prej secilit dëshmitar tjetër, Zyrapi është planifikuar të dëshmojë për plot 7 ditë.
Ai është paraqitur në gjykatoren e Gjykatës Speciale me avokat mbrojtës, belgun Rik Vanreusel, meqë sipas kryegjyqtarit Charles Smith ekziston rreziku i vetëinkriminimit nga ana e Zyrapit, gjatë kohës sa ky do të flas për veprimtarinë, strukturën, qasjen dhe bashkëpunimet e UÇK-së gjatë periudhës së aktakuzës.
Gjatë dëshmisë së ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në sallë janë të pranishëm që të katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. /Gazeta Enigma