Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka marrë 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian.
Në një postim në Facebook, ai theksoi se për periudhën financiare 2021-2027, Kosova është e angazhuar në 9 programe të BE-së, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, shkruan Gazeta Enigma.
Tutje, Bislimi tha se me një kontribut prej vetëm 1.9 milionë euro, kthimi i investimit ka tejkaluar 300%, duke sjellë përfitime konkrete për institucionet publike në përmirësimin e shërbimeve dhe harmonizimin me BE-në e institucionet arsimore dhe qendrat kërkimore në grante për kërkime dhe mobilitet./GazetaEnigma/