Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, është deklaruar pas përfundimit të takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë takim është arritur marrëveshja për të pagjeturit.
“Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, deklaroi Bislimi.
Tutje ai ka theksuar se ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë.
Bislimi tha se Lajçak ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe po ashtu ka treguar që BE është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtij rasti. Ai tha se në takimin bilateral janë trajtuar edhe tema të ndryshme si ajo e IBM. /Gazeta Enigma/