Bislimi kritik ndaj Prokurorisë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

Bislimi kritik ndaj Prokurorisë: Qëllimi i intervistimit tim ishte prodhimi i lajmit medial

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka akuzuar Prokurorinë për qasje të pamjaftueshme ndaj përgjegjësive që ka dhe ka konsideruar intervistimin e tij të panevojshëm.

Ai ka theksuar se informacionet që ai ka dhënë mund të ishin mbledhur pa pasur nevojë për intervistim.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka shpjeguar se ishte ftuar nga Prokuroria si dëshmitar në hetimet që lidhen me funksionalizimin e fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas.

Sipas tij, intervista ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe nuk ka pasur asnjë pyetje që mund të cilësohet si pyetje drejtuar një dëshmitari.

“Dëshmimet e mia sot mund të ishin mbledhur shumë lehtë pa pasur nevojë fare për intervistim. Do të ishte e mjaftueshme një analizë minimale për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane, si dhe një shqyrtim i shpejtë i raporteve për vendin nga Komisioni Evropian,” ka shkruar Bislimi në postimin e tij.

Related Articles