Profesori universitar, Faton Bislimi ka folur rreth nderimeve që iu kanë bërë presidentin të ndjerë te Kosovës, Ibrahim Rugova në Parlamentin Evropian.
Ai bëri të ditur se kryefjala e të gjitha fjalimeve nga eurodeputetët ishte vetëm Ibrahim Rugova.
“Ajo që mund të them se në të gjitha fjalimet e të gjithë miqve të presidentit që i kishim sonte në Parlament, kryefjala ka qenë Ibrahim Rugova dhe gjithçka është ndërlidhur me jetën dhe veprimtarinë, normalisht duke i cituar punët e tij, duke cituar vizionin e tij largpamës për shtetin e lirë dhe demokratik të Kosovës dhe duke insistuar që ky vizion i tij shtet-formues të vazhdohet edhe më tutje”, tha Bislimi për Klan Kosovës.
“Eurodeputetët e ndruan duke folur në mënyrë superlative për presidentin e Kosovës. Kjo ka qenë një ide nisur nga komuniteti ynë këtu në Strasburg në krye me Fatmir Kastratin, një grup vullnetarë i njerëzve të vullnetit të mirë që kanë dashur që figurën e Rugovës ta lartësojnë edhe njëherë ashtu siç e meriton në kupolën e demokracisë evropiane në Parlamentin Evropian”.