Sot është bërë një vit kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Bruksel marrëveshjen për normalizimin e raporteve.
Por megjithëse ka kaluar gjithë kjo kohë, Serbia, po refuzon ta zbatojë marrëveshjen në fjalë.
Kështu shkruan në një reagim në Facebook, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
“Me 27 shkurt në Bruksel, me 18 mars në Ohër, me 14 shtator në Bruksel, me 26 tetor në Bruksel, me 8 shkurt në New York, plot pesë herë u ofrua dhe publikisht nënshkrimi i marrëveshjes, por u refuzua. Përtej kësaj, Serbia ka shkelur tetë nene të Marrëveshjes Bazike, preambulën e saj dhe nene të Aneksit Implementues” shkruan Bislimi.
Ai rëndit disa nga sjellet e Serbisë gjatë këtij viti duke kulmuar me agresionin në Banjskë.
“Kosova nga ana e saj, qëndron konstruktive dhe e angazhuar në këtë rrugëtim, në zbatimin e plotë, të drejtë e pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, përmes një plani të sekuencimit të balancuar mes palëve. Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i saj Implementues, duhet të zbatohen sa më parë. Rajoni ka nevojë për zhvillim e prosperitet, harmoni e marrëdhënie të mira fqinjësore mes të gjitha shteteve të rajonit”
Postimi i plotë: