Bislimi në Bruksel takoi edhe Tom Goffus dhe Stefano Tomatin

Bislimi në Bruksel takoi edhe Tom Goffus dhe Stefano Tomatin

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës ka qenë në Bruksel ku ka zhvilluar takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përveç Lajçakut, ai takoi edhe Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe Stefano Tomatin, Komandant i Operacioneve Civile në EEAS.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Bislimi shprehet se ai theksoi rëndësinë që qeverija jonë i jep bashkëpunimit të ngushtë më NATO-n, derisa në vijim trajtuan edhe çështje të tjera, në lidhje me siguinë. /Gazeta Enigma

Related Articles