Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë sqarimet e tij, pas pretendimeve të Beogradit se Banka Qendrore e Kosovës ka tërhequr monedhën e dinarit si mjet pagese në Kosovë.
Bislimi ka thënë se në Kosovë sipas ligjit, si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme dhe se dinari s’ka qenë i lejuar asnjëherë.
“Rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur, nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje”, ka shkruar Bislimi.
Zv/kryeministri ka shkruar se rregullorja e BQK-së nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Bislimi tutje ka shtuar se secili prej qytetarëve që ka përdorur ndonjë valutë tjetër në operacionet me para të gatshme, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.
“Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё”, ka deklaruar Bislimi.
Postimi i plotë: