Bislimi për rastin e Nagip Krasniqit: Prokuroria po merret me një menaxher që ka sjellë 107 milionë euro profit

Bislimi për rastin e Nagip Krasniqit: Prokuroria po merret me një menaxher që ka sjellë 107 milionë euro profit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka adresuar në raportimin e tij në Komisionin për Integrim Evropian edhe arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Bislimi tha se ka shumë korrupsion në këtë korporatë mirëpo sipas tij Prokuroria nuk ka interes politik që të merret me këto gjëra por fokusohet te Krasniqi.

“Nuk ka interes politik të një institucioni që unë do të thosha është politik, siç është Prokuroria, që të merret me këto raste”, ka thënë Bislimi.

“Por ka interes të merret vetëm me rastin e menaxherit i cili prej një kompanie që ka punuar me humbje, e ka sjellë kompaninë me 107 milionë euro profit”.

“Ky ka qenë mëkati i Nagip Krasniqit për të cilin është dashur të arrestohet”.

“Si ka mundësi që një kompani publike të gjenerojë 107 milionë euro dhe asnjë nga këta të mos përfundojë në xhepat e politikanëve? Ky është problem i madh, andaj duhet të arrestohet që të vijë dikush tjetër pas tij i cili e ndryshon mënyrën e menaxhimit”.

Related Articles