Kryenegociatori i Kosovës, në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se qëllimi final i rregullores së BQK-së, është mbrojtja e konsumatorit dhe pagesave në Kosovë.
Ai tha se rregullorja e re e BQK-së, nuk fut monedhë të re në qarkullim, megjithatë, konfirmoi se ajo hyn në fuqi të enjten e 1 shkurtit, ashtu edhe siç është paraparë.
Sipas tij, implementimi i rregullores nuk nënkupton ndalim të transfere nga Serbia dhe as dënime eventuale financiare për mbajtjen e valutës se një shteti tjetër.