Bislimi takon kongresmenin amerikan Ritchie Torres, e informon rreth sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Bislimi takon kongresmenin amerikan Ritchie Torres, e informon rreth sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Enigma.

Diskutimi ka pasur në fokus perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe rrugën e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, me theks të veçantë në mbështetjen e kërkesës për anëtarësim në NATO.

Bislimi ka theksuar rëndësinë gjeostrategjike të këtij procesi për Kosovën dhe rajonin në tërësi.

Gjithashtu, ai ka diskutuar për progresin demokratik dhe rritjen ekonomike të Kosovës gjatë katër viteve të fundit, duke theksuar zhvillimin e dukshëm të vendit. Në vijim, Zëvendëskryeministri Bislimi ka informuar kongresmenin Torres mbi sulmin terrorist të ndodhur një javë më parë në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili kishte për synim ndërprerjen e shërbimeve esenciale të vendit, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Related Articles