Është rikthyer BKT Superliga e Kosovës në Futboll, pas gati dy javësh, me ndeshjet e zhvilluara dje dhe ato që janë në program këtë të shtune, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshja kryesore e javës së 9-të padyshim është ajo që zhvillohet në Gjilan, në mes të SC Gjilani dhe FC Balkani, dy skuadrave që janë në krye të tabelës, e të cilat shihen ndër skuadrat favorite për titull.
Bëhet e ditur se për shkak të punimeve në stadium, numri i tifozëve prezentë do të jetë i kufizuar, ndërsa tribuna e vetme e hapur për këtë duel do të jetë ajo e perëndimit.
Ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe takimi që zhvillohet në kryeqytet në mes të rivalëve të përbetuar Prishtina – Llapi, sikurse edhe takimi tjetër që zhvillohet në Klinë, poashtu mes rivalëve lokal, të promovuar këtë edicion në Superligë, Dukagjini – Malisheva.
Ky takim pritet të jetë mjaft interesant edhe për faktin se është i pari në historinë e këtyre dy klubeve, të cilat takohen në Superligën e Kosovës, shkruan gazeta Enigma.
Kujtojmë që dje janë zhvilluar dy takime të javës së 9-të, dhe janë shanuar këto rezultate:
Ulpiana 1 : 1 Drita, dhe
Drenica 4 : 0 Feronikeli. /Gazeta “Enigma”/