Ulpiana e pakapërcyeshme për Dritën, Drenica e “demolon” Feronikelin

Ulpiana e pakapërcyeshme për Dritën, Drenica e “demolon” Feronikelin

Superliga është rikthyer sërish pas pushimit dyjavor me dy ndeshje interesante në program.



Në stadiumin “Sami Kelmendi”, Ulpiana ishte këtë të premte, nikoqire e Dritës së Gjilanit.

Ndeshja e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Kosovës u mbyll baras 1:1.

Fillimisht, për Dritën realizoi Marko Simonovski në minutën e 27-të.

Kurse, vendasit barazuan përmes Qerimit, i cili realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 56-të.

Deri në fund, përkundër përpjekjeve nga dy skuadrat, nuk pati më gola.

Drenica fiton ndaj Feronikelit dhe rimerr kreun në Superligën e Kosovës

Drenica ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në BKT Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Lushtakut i është kthyer fitores në kampionat, pasi ka triumfuar ndaj rivalëve rajonal, pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të kuqezinjve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Kreshnik Uka, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë 1-0.

Braziliani Dennisson (25’) u përkujdes për epërsinë 2-0, ndërsa Baton Zabërgja (43’) shënoi për 3-0 dhe më këtë rezultat ekipet shkuan në pushim. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles