BKT Superliga: Mbyllet java e 16-të, Drita dominuese ndaj Dukagjinit

BKT Superliga: Mbyllet java e 16-të, Drita dominuese ndaj Dukagjinit

Ndeshja e fundit e javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës në mes të Dritës dhe Dukagjinit, ka kaluar në shenjë të domininit të vendasve, e cila që në minutën 9-të ka shënuar për avantazhin fillestar 1:0, përmes Arbnor Muja, shkruan Gazeta “Enigma”.

Vendasit vazhduan me dominimin e lojës, ndërsa punët u përkeqësuan për mysafirët në minutën 41’ kur Merlaku u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ardian Limanit të vendasve.

Në pjesën e dytë sërish vendasit ishin ata që dominian terrenit, ndërsa dyfishuan epërsinë përmes përmes të njejtit lojtar, Arbnor Muja, i disponuar për lojë.

Drita ka mundur të shtojë epërsinë akoma më shumë në pjesën e dytë por në momentet vendimtare sulmuesit e saj u treguan të ngathtë para portës mysafire. Në minutën 83’ Blakçori shënoi për avantazhin 3:0, ndërsa epikogu përfundimtar është përmbyllur me golin e minutës fundit të lojës shtesë për Ardit Tahiri 4:0./Gazeta Enigma/

Related Articles