Blinken: SHBA mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës, dhe dialogun e lehtësuar nga BE

Blinken: SHBA mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës, dhe dialogun e lehtësuar nga BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas takimit me delegacionin e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Washington.

Në llogarinë e tij në Twitter, Blinken tha se SHBA-ja mbështet integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës.https://5f5b67d608382209df40ccf68322cf61.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Po ashtu theksoi dialogun me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës, si dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja”.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-në dhe shtetin tuaj”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Po ashtu, në takimin e 26 korrikut, Blinken falënderoi delegacionin e Kosovës për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

Blinken përmendi diskutimin me krerët e shtetit të Kosovës, për “çështjet kritike të sigurisë rajonale”, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Related Articles