Blinken: Shqipëria, aleate e NATO-s e partner i vjetër i SHBA-së

Blinken: Shqipëria, aleate e NATO-s e partner i vjetër i SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shqipëria është partner i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleat i NATO-s.

Në një postim në Instagram, Blinken ka shkruar për vizitën e tij në Shqipëri, të realizuar më 15 shkuar, ku ka treguar për takimet që ka zhvilluar dhe temat që ka diskutuar.

“Javën e kaluar realizova udhëtimin tim të parë si sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në Bashkimin Evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Blinken në Instagram.

Në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Blinken, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai i ka bërë ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugë e vetme për të ecur përpara.

Ai e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë përsëritje të ngjarjeve të viteve ‘90. “Nuk mund të kemi një përsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që e kemi parë në të ’90-at. Për këtë arsye jemi të angazhuar që t’i mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i vetëm i duhur dhe jemi të angazhuar të bëjmë diçka që duhet që dy vendet të shkojnë në këtë shteg”, ka thënë Blinkeni në konferencën e përbashkët shtypi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Related Articles