BNE-ja në epërsi ndaj ekipit serb

BNE-ja në epërsi ndaj ekipit serb

Bad News Eagles janë duke kryesuar pas hartës së parë në përballje me ekipin serb Jake Bube.

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, fitoi 16:12 në “Inferno”, që ishte hartë e zgjedhur nga ekipi serb.

Harta e dytë do të jetë “Mirage”, zgjedhje e BNE-së.

Me fitore ndaj Jake Bube, BNE-së do t’i duhen edhe dy fitore tjera për të triumfuar në turneun “RES Adriatic League Season 2”.

Të hënën, BNE-ja e mposhti 2:0 në harta ekipin serb Sangrija.

Related Articles