Pse ish-shefi i Agjencisë Popullore (MIT), Hakan Fidan të emërohet si ministër i ri i jashtëm i Turqisë?!

Pse ish-shefi i Agjencisë Popullore (MIT), Hakan Fidan të emërohet si ministër i ri i jashtëm i Turqisë?!

Analizë nga njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Amir Shabani, lidhur me politikën e Jashtme të Turqisë.

Emërimin e Hakan Fidan si ministër të Jashtëm të Turqisë, ai e sheh si një ‘tranzicion’.

“Hakan Fidan sjell në tryezë një aftësi shumë unike dhe do të ketë një tranzicion shumë të qetë nga shef i intelegjencës në kryediplomat. Kjo lëvizje nuk është e paprecedentë, pasiqë në të kaluarën ka pasur zyrtarë të nivelit të lartë të inteligjencës që kanë kaluar në diplomaci ose janë bërë president shtetesh që udhëheqin diplomacinë, siç ishin/janë: H.W. Bush, Putin, Pompeo dhe Cohen. Përveç detyrave të përgjithshme të shefit të inteligjencës, presidenti Erdogan e kishte shfrytëzuar vazhdimisht Hakan Fidan në cilësinë diplomatike gjatë viteve për të zhvilluar dialog me vendet me të cilat Turqia kishte acaruar marrëdhëniet, siç janë: Siria, Libia, Egjipti, Izraeli dhe Gjiri. Pjesa më e madhe e kësaj diplomacie e zhvilluar nëpërmjet Hakan Fidanit hapi derën për normalizim dhe në përgjithësi ishte kanali i vetëm diplomatik midis Turqisë dhe këtyre vendeve. Pra, siç mund të vërehet, ai nuk është i huaj për diplomacinë dhe ka shumë përvojë me dosje të ndjeshme dhe duke punuar në marrëdhënie që kanë qenë të tensionuara”, ka shkruar Shabani.

Theksoi se Fidan do të jetë një pasuri për diplomacinë turke.

” Fidani është padyshim një ekspert i dosjes së MENA-s (Middle East and North Africa), veçanërisht Sirisë. Presidenti Erdogan parapëlqen ta zhvillojë diplomacinë dhe përvoja e inteligjencës dhe puna e ngushtë e Hakan Fidanit me shërbimet e sigurisë dhe intelegjencës do të jetë ndoshta një pasuri e madhe në sinergjimin e diplomacisë me mbrojtjen. Ministri i ri i Jashtëm ka qenë gjithashtu një pjesëmarrës prej kohësh në grupin kryesor të këshilltarëve të Erdoganit që i bashkohet presidentit në çështjet dypalëshe të nivelit të lartë. Fidani mund të shihet vazhdimisht në fotot e takimeve me SHBA-në, Rusinë, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të mëdha. Si institucion, Ministria e Jashtme e Turqisë ka shumë byrokratë të talentuar, të cilët i japin asaj përjetësi dhe do t’i japin Fidanit një sistem të fortë mbështetjeje. Në përgjithësi, emërimi i tij në krye të diplomacisë turke mund të shihet si një shenjë se Erdogan do t’i japë përparësi çështjeve të vështira si Siria, Libia, Iraku dhe Ukraina gjatë 5 viteve të ardhshme pasi këto dosje, me shumë mundësi janë pjesë e ekspertizës së Fidanit”, vazhdoi ai.

Sipas analistit Fidan pritet të kyqet edhe në çështjet e Ballkanit, duke e marrë parasyshë gjendjen aktuale që po tensionohet dita e ditës mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pritet gjithashtu që Hakan Fidan të jetë aktiv në dosjet e Kaukazit Jugor dhe Ballkanit, pasi zona e parë ka paraqitur një dritare mundësie për paqen, ndërsa zona e dytë po tensionohet çdo ditë e më shumë, siç mund të vërehen nga gjendja aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket dosjeve të mëdha si SHBA-ja, Rusia, Kina dhe BE-ja, Erdogan ka preferuar gjithmonë diplomacinë e lidershipit për dialog dhe vendimet e tij në këto marrëdhënie, gjë që me shumë gjasa nuk pritet që presidenti të ndryshojë stilin e angazhimit që ai ka përdorur për dy dekadat e fundit”, përfundoi Shabani./GazetaEnigma/

Related Articles