Boksierja Donjeta Sadiku, mundi në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin.
Me këtë fitore ajo kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Donjeta ishte bindëse në dy raundet e para ndaj Andrea Loredana Marin, ndërsa humbi në raundin e tretë.
Sadiku para rumunes mposhti në një të tetën e finales boksieren e Greqisë, Marinela Cani, e cila në fakt është shqiptare, por që garon për këtë vend.
Sadiku, në rrethin e parë ishte e lirë.
Është kjo medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).