Pas Kouyassit, Puchacz dhe Edin Viscas, Trabzonspori ka nisur bisedimet për transferimin e yllit nga Kosova, Valmir Veliu, i cili ishte kërkuar nga Fatih Terim te Galatasaray.
Trabzonspori ka qenë tejet aktiv në këtë afat kalimtar dimëror, derisa ende nuk ka mbaruar punë.
“Inpsporti” raporton se Trabzonspori e kërkon me ngulm edhe transferimin e Valmir Veliut.
Veliu që nuk arriti të transferohej te Galatasaray, pritet të nënshkruajë me Trabzonsporin.
Futbollisti i talentuar i Llapit tashmë është në bisedime me gjigantin turk./Gazeta Enigma/