Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka dal me një reagim kundër deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu. Deklaratën e Haxhiut se Bordi ka përgjegjësi për keqpërdorimin e 12 milionë eurove, Bordi Drejtues e ka quajtur shpifje.
“Bordi Drejtues njofton se në kuadër të kompetencave të tij ligjore nuk e ka në menaxhim buxhetin e SHSKUK-së dhe si rrjedhojë nuk ka se si të krijojë dëmin në shumën e përmendur nga Haxhiu”, thuhet në reagim.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, lëshon këtë njoftim sqarues lidhur me shpifjet e bëra sot në adresë të Bordit, nga Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Bekim Haxhiu, përfshirë shkrimet në portalet e ndryshme”.
“Bordi Drejtues njofton se në kuadër të kompetencave të tij ligjore nuk e ka në menaxhim buxhetin e SHSKUK-së dhe si rrjedhojë nuk ka se si të krijojë dëmin në shumën e permendur nga zotëri Haxhiu. Deklarimet e z. Haxhiu janë në vazhdimësi tendencioze dhe me qëllim të degradimit të autoritit të anëtarëve të Bordit Drejtues”.
“Aq më tepër kur fjala është për një profesionist shëndetësor që madje as gjatë Pandemisë Covid -19, nuk ka dhënë asnjë kontribut në trajtimin e qytetarëve në nevojë, përfshirë edhe kryerjen e ushtrimeve fizioterapeutike për të cilat është i thirrur. Andaj, konsiderojmë se ky keqpërdorim i imunitetit të deputetit deri në këtë masë, duke plasuar të pavërteta me metodat tashmë të njohura të dezinformimit, është tendencë për arritje të qëllimeve politike, duke ndikuar direkt në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.