Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka folur për dakordimin me Kurtin, që takimi me presidentin e Serbisë, Aleksanda Vuçiq, të zhvillohej në qershor.
Borel shtoi se data e saktë do të përcaktohet në periudhën e ardhshme.
“Rruga evropiane e Kosovës kalon përmes dialogut. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, asnjë alternativë. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për përparimin në rrugën evropiane. Pa atë, ajo rrugë do të bllokohet”, tha Borell, raporton n1.
Ndërsa, Kurti tha se ka kërkuar që dialogu të rinis në muajin qershor, ndonëse thotë se nuk e dinë nëse Serbia është e gatshme për fillimin e dialogut.
“Unë ua bëra të qartë zyrtarëve të BE-së dhe të delaguarve për dialogun mes Kosovës dhe Serbi, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, për të nisur takimet me palën serbe. Sepse kemi agjenda tjera si qeveri, për këtë muaj dhe s’mund të jemi në këto takime. Tjetra, u kam thënë që unë jam i gatshëm që dialogu të rinisë në muajin qershor. Tash unë nuk e di a do të jetë e pranueshme kjo kohë për palën serbe. Ne qysh në fillim kemi treguar se nuk mund të vazhdohet me mënyrën e dialogimit që ka qenë në të kaluarë”, tha Kurti.