Borrell dhe Lajçak janë duke zhvilluar takimin me Kurtin

 Borrell dhe Lajçak janë duke zhvilluar takimin me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Ohër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Lajçak dhe Borel më parë kanë biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas njoftimit, më vonë do të vijojë takimi trepalësh i Vuçiqit dhe Kurtit me përfaqësuesit evropianë.

Kurti ka thënë më herët gjatë ditës së sotme se do të diskutohet vetëm për planin e zbatimit të propozimit evropian, sepse ende nuk ka tekst të përfunduar.

“Derisa të ketë një tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, derisa të mos ketë përfundim të bisedimeve, nuk mund të arrihet marrëveshje. Unë jam këtu për shkak të një dialogu serioz parimor të hapur që duhet të rezultojë në një marrëveshje. Marrëveshja do të thotë tekst përfundimtar dhe i dakorduar, prandaj nuk kam ardhur në bisedime për bisedime, por në bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.

Related Articles