Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Borrell: Kemi marrëveshje, Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes dhe daljes, për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Po ashtu, ai ka thënë se serbët në Kosovë tani si të gjithë qytetarët e tjerë do të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur letërnjotimet e tyre.

Ndërsa, Borrell ka treguar se vendimin për këtë zbatim të marrëveshjes BE-ja e ka marrë edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, sipas tij ky vendim është një zgjidhje evropiane, dhe i ka përgëzuar të dy liderët e shteteve për marrjen e vendimit dhe udhëheqjen e tyre.

“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, ka shkruar tutje Borrell, në rrjetin social Twitter.

Related Articles