Borrell pas takimit me Kurtin e Gërvallën: Pritet progres konkret në dialog

Borrell pas takimit me Kurtin e Gërvallën: Pritet progres konkret në dialog

Gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan të shtunën Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Një ditë pas takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në rrjetin social Twitter deklaroi se gjatë takimit me kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla diskutuan për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ne diskutuam për hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim përparim konkret së shpejti”, tha Borrell.

Tutje ai shkroi se gjatë takimit me Kurtin e Gërvallën diskutuan edhe për sfidat gjeopolitike dhe implikimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Related Articles