Borrell pas takimit me ministrat e BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Borrell pas takimit me ministrat e BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Pas takimit, Borrell tha se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian e kanë shprehur përkrahjen e tyre për arritjen e fundit që është bërë në dialog, lidhur me aneksin e marrëveshjes që është arritur në Ohër, e propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Më në fund e kam informuar Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për arritjen e dakordimit për marrëveshjen e BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje krijon një status-quo të re në dialog, ne më nuk jemi duke shpresuar se do të mbetemi më gjatë në situatë krize”, tha Borrell para mediave.

“Por në implementimin e marrëveshjeve që u arritën më 27 shkurt, këto marrëveshje që ata kanë rënë dakord do të hyjnë në funksion në momentin kur unë kam publikuar deklaratën, apo qëndrimin. Nënshkrime nuk pati për arsye ligjore, por të dyja palët kanë rënë dakord që deklarata ime ishte një përkushtim për ata që të përmbushin obligimet që vijnë nga kjo marrëveshje”, shtoi ai.

Related Articles