Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka treguar tri kërkesat që ia ka bërë sot presidentes Vjosa Osmani.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se nëse këto kërkesa nuk realizohen, do të ketë pasoja të rënda për Kosovën.
– Zgjedhjet e reja lokale tani
– sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës
– Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja
“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”.