Borussia Dormund fiton ndaj Hannover, kalon në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë

Borussia Dormund fiton ndaj Hannover, kalon në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë

Borussia Dortmund fitoi si mysafir i Hannover me rezultat 2-0 në kuadër të Kupës së Gjermanisë, për të kaluar në 1/8 e kësaj gare.

Ndeshja nisi shumë mirë për milionerët që shënuan që në rastin e parë.

Në të vërtet ishte një autogol i shënuar nga Bright Akwo Arrey-Mbi në minutën e 11-të për 1-0.

Edhe pse kishte shumë raste në këtë përballje, goli i dytë në ndeshje erdhi në pjesën e dytë.

Jude Bellingham ishte ai që shënoi nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 71-t.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Borussia Dortmund kaloi tutje.

Related Articles