Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet relativisht i fuqishëm sonte.
Sipas të dhënave të EMSC, magnituda e tërmetit ishte 4.7 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 63 kilometra nga Sarajeva, ose 10 kilometra nga Zenica.
Një orë pas tërmetit, banorët e Zenicës janë para objekteve të tyre, raporton mediumi boshnjak Dnevni Avaz.
Dëme materiale në formën e dëmtimit të fasadave dhe rënies së pllakave nga çatitë janë regjistruar në qendër të qytetit.
Policia është në terren dhe nuk raportohet për njerëz të lënduar.