BQK del me njoftim: Bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi

BQK del me njoftim: Bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi në tremujorin e parë të vitit 2025, me theks të veçantë për kreditë konsumuese dhe me maturitet afatshkurtër.

“Bazuar në deklarimin e bankave në anketë, vetëm një bankë me rëndësi sistemike ka potencuar për rritje të cilësisë së aplikacioneve të pranuara nga ekonomitë familjare, ndërsa një bankë tjetër, po ashtu me rëndësi sistemike, ka deklaruar për rënie të cilësisë së aplikacioneve të pranuara nga ekonomitë familjare”, thuhet në raportin e BQK-së ‘Anketa e Kreditimit Bankar në Kosovë’.

Sa i përket cilësisë së portfolios kreditore për ekonomitë familjare, BQK njofton se dy banka me rëndësi sistemime deklaruan për rënie të nivelit të kredive jo-perforumese.

Ndërsa, bankat e tjera deklaruan nivel kryesisht të pandryshueshëm. Cilësia e portfolios kreditore për ekonomitë familjare nuk pritet të ketë ndryshime gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sipas deklaratave të bankave.

“Për tremujorin e dytë radhazi, bankat raportuan një rritje të konsiderueshme të qasjes në financim. Financimi nga depozitat e ekonomive familjare ka shënuar rritje më të theksuar nga tremujori paraprak, ndërsa depozitat e korporatave jo-financiare shënuan rritje por më të ulët nga tremujori i kaluar. Për më tepër, disa banka deklaruan rritje të financimit nga institucionet financiare ndërkombëtare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024”, thuhet në raportin e BQK-së.

Related Articles