Një kontingjent i ushtarëve të FSK-së, mbrëmë është nisur për në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX.
Kështu ka njoftuar misioni i MB-së në Kosovë përmes një postimi në X.
Aty thuhet po ashtu se “Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës”.
Ambasada britanike thotë se operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase.
“Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, u tha në njoftimin e kësaj ambasade.