Milwaukee Bucks ka vazhduar serinë e fitoreve në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo, Bucks kanë marrë fitoren e nëntë radhazi, pasi kanë mposhtur Lakers në udhëtim me nëntë pikë diferencë 106:115.
Giannis Antetokounmpo ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 38 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.
Khris Middleton shtoi 22 pikë të tjera, derisa Jrue Holiday realizoi 18 të tjera në fitoren e Bucks.
Në mungesë të LeBron James, te Lakers më efikasi ishte gjermani Dennis Schroder me 25 pikë, derisa Anthony Davis shtoi 23 të tjera.