Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kërkuar “ikjen” e Qeverisë Kurti nga pushteti, pas veprimeve të fundit, veçmas për bisedat mes Mimoza Kusari-Lilës të LVV-së dhe Sllavko Simiqit, ku fyhen edhe disa prej politikanëve opozitarë.
Sipas Bunjakut, pushteti aktual dhunën e ka pjesë të identitetit të vet politik.
“Turp pushtetit, që ishte i dhunshëm sa ishte në opozitë dhe sulmon edhe kur e ka krejt vendimmarrjen në duart e veta. Ikni sa nuk është bërë vonë, se ju dhunën e keni pjesë të identitetit politik”, shkroi ajo në Facebook.
“Ju e legjitimoni dhunën. Ju duhet të largoheni nga pushteti, sepse i keni bërë të dhunshme institucionet më të larta të shtetit dhe në top mediat botërore e keni krijuar imazhin e shtetit më jostabil, kur dihet se Kosova është një nga tregimet më të suksesshm”.