Burri nga Ferizaj bashkëjeton me të miturën, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Ferizaji, pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me një të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa të miturës do t’i bëhet ekzaminim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë/ Gazeta Enigma.

Related Articles