Burri nga Prizreni e mbylli gruan dhunshëm në bodrum

Burri nga Prizreni e mbylli gruan dhunshëm në bodrum

Për rreth tri orë një grua është mbajtur e mbyllur në mënyrë të dhunshme në bodrum nga burri i saj në Prizren.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale.

Policia ka arritur ta arrestojë burrin i cili më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Prizren 14.08.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale, e ka mbajtur rreth 3 orë,dhunshëm në podrum bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. Me vendi të pakurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/

Related Articles