Cameron: Ukraina ka të drejtë të synojë objektivat në Rusi

Cameron: Ukraina ka të drejtë të synojë objektivat në Rusi

Ukraina ka të drejtë të përdorë armët britanike për të synuar objektivat brenda Rusisë, sipas ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron.

“Ukraina e ka këtë të drejtë,” tha Cameron në një intervistë me Reuters gjatë një vizite në Kiev.

“Kur Rusia synon (shënjestrat) brenda Ukrainës, ju mund të kuptoni pse Ukraina ndjen nevojën për të siguruar që të mbrohet”, shtoi ministri britanik.

Ai u zotua se Britania do të vazhdojë t’i japë Ukrainës 3 miliardë paund (3.74 miliardë dollarë) ndihmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ne do të japim 3 miliardë paund çdo vit për aq kohë sa të duhet. Ne sapo kemi ezauruar plotësisht gjithçka që mundemi për sa i përket dërgesave të pajisjeve ushtarake. Një pjesë e kësaj (teknike) po mbërrin në Ukrainë ndërsa unë jam këtu”, theksoi Cameron.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se Moska do të preferonte që Uashingtoni t’i bënte thirrje Kievit jo vetëm të ndalojë sulmet ndaj objekteve energjetike në Rusi, por të heqë dorë nga aktivitetet terroriste në përgjithësi, kryesisht në ndërtesat e banimit. Komenti i tij ishte një përgjigje ndaj një artikulli të gazetës “Financial Times”, në të cilin thuhet se administrata amerikane kërkon që Kievi të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse.

Related Articles